Është tepër e vështirë të shkruhet një Parafjalë me rastin e botimit në shqip të Kuranit të shenjtë, Kryelibër i Zotit për njerëzit. Çdo përsiatje, çdo meditim kërkon një ndërmjetsi ngulmuese, universale të fuqive mendore njerëzore për të kuptuar mesazhin hyjnor të Allahut, si zbulesë, i dashuri e pacakëshme, si fjalë e përjetshme, si dëlirësim i pashmangshëm. Ndërmjetësia për të shpjeguar flalën e Zotit është jashtëizakonisht e vështirë dhe këkon kualitete intelektuale ndër më të lartat, është një proces i pafundëshm, i gjallë i konceptualitetit, i dhuntive të epërme të mendjes për të kuptuar shpirtërisht dhe fizikisht mesazhin hyjnor, për të kapërcyer të gjitha kufizimet njerëzore, për të arritur standardet më në fundit të kulturës, shkencës e qytetërimit. Kurani - Libri i Shenjt i zbriti profetit të fundit, hazretit Muhamed, me qëllimin e epërm për t’ia kumtuar tërë njerëzve pa përjashtim. Kurani është shpallur jo në formën e një akti momental, por në form të një procesi unikal, të pashembullt që ka zgjatur 23 vjet, nga viti 609-632 të formësimit burimor ntë pazavendësueshum të fese islame, si fe e madhe botërore.