Thuhet që femra është gjysma e ummetit, përderisa ajo lind dhe edukon edhe gjysmën tjetër do të thotë që është i gjithë ummeti. Prandaj dhe vëmendja ndaj gruas ka qenë dhe është e madhe në ummetin islam. Allahu xh.xh. dhe i dërguari i tij a.s. e kanë vlerësuar femrën dhe i kanë dhënë një pozitë të lartë në shoqërinë islame. Prandaj dhe fjalët dhe këshillat drejtuar motrave tona janë të shumta. Sidomos në kohën kur po jetojmë dhe që e dijmë se intrigat që u thuren motrave tona janë të shumta. Kjo broshurë është një këshillë e sinqertë që i drejtohet të gjithë nënave dhe motrave tona. Të gjithë ne ose jemi baballarë ose bashkëshortë ose vëllezër të një femre. Prandaj le ta kemi pjesë të bibliotekës këtë libër të vogël në fletë por i madh në përmbajtje.
Kjo është një përmbledhje e urtësive të ndryshme. Urtësia ësthë ajo që i ka humbur besimtarit dhe besimtari është më i merituari që ta marrë atë kudo që ta gjejë. Të dish fjalë të urta dhe shprehje të dijetarëve dhe njerëzve të mëdhenj, të lehtëson komunikimin me njerëzit. Arrin që me një fjali të shprehësh shumë. Po ashtu këto të ndihmojnë edhe në botkptim tënd për gjërat. Është një libër i vogël në format por shumë i madh në përmbajtje. Askush prej nesh nuk do të dëshironte që të mos e kishte në xhepin e tik këtë libërth të vogël.
Mburoja e myslimanit me lutjet e Kuranit dhe sunetit Autorë: Send el Kahtani Përktheu: Fahrudin Rexhepi Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Lexues të nderuar! Ky liber është përgatitur për çdo mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe "Hisnul Muslim" ka kuptimin: "Mburojë shpirtërore dhe morale e myslimanit nga rreziqet që i dalin gjatë jetës së tij." Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjishte etj. Lexues i nderuar! Pa dyshim, si çdo gjuhë tjetër, edhe gjuha arabe ka veçoritë e saj. Prandaj do të këshillonim që, ai që bën përpjekje për të mësuar lutje ose ajete të Kuranit në gjuhën arabe, të pyeste ndonjë që e njeh arabishten për mënyrën e shqiptimit etj.
I lutemi Allahut të Madhëruar që kjo vepër e thjeshtë, të jetë për hir të Tij e të na shërbejë në të dyja botët. I lutemi Allahut që kjo broshurë t'i bëjë dobi çdokujt, që e lexon, e mëson dhe e shpërndan atë.
Allahu xh.xh. na ka obliguar me pesë kohët e namazit. Ata që i kryejnë në rregull do të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe do të futen në xhennet. Ata që nuk i kryejnë Allahu i ka në dorë, nëse dëshiron i fal, nëse dëshiron i dënon. Pyetja që lind është se, të gjithë duam të falim namaz por si ta forcojmë imanin tonë që të jemi të qëndrueshëm në këtë adhurim madhështorë. Kjo broshurë na vjen në ndihmë pikërisht për këtë cështje. Ku parashtrohen rëndësia e namazin në fe, dispozita e tij juridike dhe dispozita juridike e atij që e braktis namazin. Po ashtu bëhet edhe një përmbledhje mbi vlerën dhe sevapin e madh që ka namazi. Lusim Allahun xh.xh. që kjo broshurë të na bëjë dobi dhe të përfitojmë sa më shumë prej saj.
Vërtet, dhurata më e mirë që vëllau mund t'ia japë vëllaut të vet dhe motrës së vet për nga feja, është këshilla ose udhëzimi në mënyrë që të jetë furnizim për rrugë në dynjallëk dhe mbrojtje në ahiret, ndërsa ne në shembullin e Pejgamberit të Allahut, sal lall llahu alejhi ve sel-lem, e kemi modelin më të mirë.
Autori i kësaj letre është Sejid Kutub. Një nga mendimtarët më të mëdhenjë të botës islame në shek XX. Ky është autor i shumë veprave por më e spikatura është tefsiri i kuranit ( Nën hijen e Kuranit). Këtë letër autori ia dërgon motrës së tij, por me këshillën e tij ai i drejtohet të gjithë rinisë islame, sepse e dinte dhe ishte i sigurt se kjo letër do të përhapej në çdo anë të botës islame. Kjo letër për herë të parë u botua në Tunizi, në revistën më titull ( El Fikr). Por duke parë interesimin e madh nga njerëzit u ribotua disa herë në të gjithë vendet e botës islame. Urojmë që edhe ne të përfitojmë sa më shumë nga idetë dhe këshillat e tij.
Për shumë njerëz të imitosh perëndim do të thotë të jesh njeri përparimtar dhe me kulturë. Kjo për shumë arsye por ajo më kryesorja është se nuk kanë një shembull praktik të jetës. Jo se ky shembull nuk ekziston për muslimanët çdo ditë e më shumë largohen prej tij. Ky është profeti Muhammed a.s. Ky libër është i ndërtuar në atë mënyrë saqë na e bën shumë të qartë dhe praktike organizimin e ditës sipas shembullit të pejgamberit a.s. Të jetosh jetën si pas sunnetit dhe të praktikosh veprat dhe këshillat e tij, është shpëtimi i trupit nga fatkeqësitë e botës dhe shpëtimi i shpirtit nga dënimi i Ahiretit. Praktikimi i sunnetit të profetit na mundëson edhe kuptimin më të mirë të kuranit. Prandaj le ta marrim shembull pejgamberin tonë a.s. Ky libër është një dritare e domosdoshme për ta afruar profetin tonë në jetën tonë të përditshme.
Historia ka vërtetuar se dëshira e popujve për liri nuk mund të shtypet. Po ashtu ka vërtetuar se mbi popujt që kërkojnë lirinë nuk ka efekt makineria ushtarake dhe forca e armëve. Ky hero legjendar është shembulli më i lartë i vetmohimit dhe sakrificës dhe i luftës në rrugë të Allahut. Hisotoria e këtij komandanti legjendar duhet të lexohet nga të gjithë dhe tu kumtohet të tjerëve. Ky libër vjen në një version të shkurtër dhe të thjeshtë për tu lexuar. Në fillim të shekullit XX ky është nga të vetmit komandat musliman që ka shpallur një luftë të shenjtë ndaj okupatorit të vendit të tij dhe nuk u rrëzua kurrë. Megjithësë armiqt e tij arritën ta varnin, nuk arritën që ta shuajnë kryengritjen dhe luftën që ai nisi.
Të gjithë kemi dëgjuar për Imam Neveviun. Të gjithë kemi lexuar për librin e tij që është një nga kryeveprat e tij Rijadus Salihin. Pothuajse çdo temë që trajtohet nga hoxhallarët në xhamija përmendet emri i tij. Ky libër madhështor i këtij autori tashmë vjen për lexuesin në një përmbledhje të shkurtër dhe të lehtë për tu lexuar. Në këtë libër trajtohen të gjitha ato çështje që ka nevojë besimtari dhe që i ndesh çdo ditë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo broshurë do ju vijë në ndihmë të mësoni se ka qenë sjellja dhe metoda profetike në çështjet e jetës. Pikërisht kjo ia shton vlerat këtij libri, i cili nuk mund dhe nuk duhet që të neglizhohet nga besimtarët.
Ky libër në origjinal është me dy vëllime dhe është nga kryeveprat e Ibën Kajjimit. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta gjejnë apo ta lexojnë librin e plotë me dy vëllime ju vjen në ndihmë kjo broshurë. Një përmbledhje e shkurtër dhe e sjellë në versionin e librit të xhepit. Në këtë libër ceken adhurimet dhë çështjet më të rëndësishme të jetës së një besimtari. Nuk duhet të kalohet pa u lexuar ky libër dhe pa u përfituar nga dobitë e tij.
Në këtë libër janë trajtuar disa prej vlerave dhe dobive të Ramazanit. Qofshin ato individuale apo kolektive. Këto refleksione të Ramazani që janë përmendur këtu janë shumë të dobishme për besimtarët. Të parët tanë na kanë përcjellë dhe kanë qenë shembulli më i mirë si si përjetohej Ramazani dhe se si përfitohej prej tij. Prandaj edhe ne duhet ti ndjekim gjurmët e tyre. Ky libër na sjellë dobitë e agjërimit dhe të muajit të Ramazanit në shoqëri. Na përmend disa mënyra përfitimi dhe na jep disa këshilla se si të largohemi nga disa gabime që bëjmë në muajin e bekuar sidomos në menaxhimin e kohës dhe shpërdorimin e saj në punë të pavlera. Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga agjëruesit se shumë agjërues nuk përfitojnë maksimalisht nga agjërimi i tyre.
Kjo broshurë është një letër që Imam Gazaliu ia dërgon një prej nxënësve të tij. Ai e këshillon atë por që në të njëjtën kohë vlen edhe për ne, që këshillat ti kërkojë në fjalët e profetit Muhammed sepse ai është këshilluesi më i mirë. Pastaj nga këshillat e Pejgamberit tonë ai i sjell një thesar këshillash se si ai ta kultivojë imanin e tij. Si ta gjejë devotshmërinë e duhur dhe se si të arrijë përulshmërinë e plotë ndaj Allahut xh.xh. Për këto këshilla besoj se edhe ne jemi shumë nevojtar. Biles po të krahasohem me personin të cilit i janë dërguar këto këshilla jemi edhe më shumë nevojtarë. Sepse ai të cilit i dërgohen këto këshilla ishte një nga nxënësit më të mëdhenj të Imamit dhë që kishte kaluar pothuajse gjithë rininë e tij duke mësuar pranë këtij dijetari. Prandaj le ta lexojmë dhe të përfitjmë sa më shumë.