Dėrgesa dhe shėrbimet postare

Furnizimi brenda Zvicrës
 
Furnizimin zakonisht e bëjmë nëpërmjet postës
 
- Ne ua faturojmë shumën prej CHF10.00 për furnizim të mallit me prioritet
- Ne ua faturojmë shumën prej CHF 8.00 për paraqitje të porosisë ekonomike (të rëndomtë)
 
Furnizimi anekënd botës
 
Dërgesa e mallit bëhet me postë në bazë të pagesës paraprake të mallit-artikullit. Në vijim po japim një pasqyrë të kushteve të dërgimit dhe kohës së furnizimit të artikullit:
 
Europa/Shtetet mesdhetare
 
Kërkesë prioriteti CHF 45.00 (3 deri në 7 ditë. )
Kerkesë ekonomike CHF 38.00 (8 deri 15 ditë. )
 
Vendet tjera
 
Kërkesë prioriteti CHF 70.00 (5 deri 10 ditë. )
Kërkesë ekonomike CHF 50.00 (10 deri 25 ditë.)
Koha e furnizimit të mallit është sipas afatit të furnizimit të artikullit në mbështetje të katalogut. Sipas destinacionit dhe peshës së artikullit mund të faturohen edhe shuma plotësuese për shpenzimet doganore.
 
Furnizimi-dërgimi i mallit
 
Furnizimi – dërgimi i mallit bëhet në mënyrë postare nëpërmjet të dërgimit të mallit të porositur në adresë të dhënë të porositësit (blerësit). Të gjitha shpenzimet e dërgimit të mallit do ti faturohen porositësit-blerësit madje edhe para kryerjes së porosisë. Me rastin e livrimit të mallit në botën e jashtme , blerësi i mbulon shpenzimet plotësuese të tatimit dhe të doganës. Parimisht shitësi do ta respektojë kohën e furnizimit të prezantuar në faqe të internetit (website), derisa të kryhet –realizohet porosia apo të dorëzohet ajo në kohën e dhënë-paraparë. Shitësi ka të drejtë të bëjë furnizim të pjesërishëm të mallit. Mirëpo në rast të tillë shpenzimet e shkaktuara plotësuese nuk do ti ngarkohen porositësit-blerësit.
 
Kushtet e pagesës
 
Brenda 10 dita duke filluar nga data e faturimit
 
KTHYERJA E MALLIT (REKLAMACIONI)
 
Ne pranojmë mallin e reklamuar i cili është në gjendje të prishur të shitjes brenda 10 ditë , në ketë rast blersit i anulohet fatura. Programe kompjuteri (Software ), prodhime të multi-medias dhe zëbartëse (sound carrier angl.), video dhe DVD për shkak të të drejtave autoriale janë të përjashtuara. Me rastin e gabimeve të prodhimit dhe furnizimit të gabueshëm ne ua zëvendësojmë atë artikull me një tjetër në gjendje të rregullt. Luteni ta jepni numrin e klientit, numrin e faturës dhe arsyen pse kthehet – reklamohet malli. Kthimi- reklamimi i mallit mund të pasoja -përgjegjësi/rrezik.
 
Gjykata kompetente (për zgjidhjen e kontesteve eventuale)
 
është në Cyrih.
 
Zürich, Shtator 2007