Titulli: Pyetje dhe përgjigje Autor: Mr. Bashkim Aliu Viti i Botimit: 2006 Faqe: 254 Botues: Furkan
Të nderuar lexues, është nder dhe kënaqësi për mua që para jush ta prezentoj botimin e dytë të zgjeruar të librit "Pyetje dhe Përgjigje" i cili lindi si imponim i kohës dhe i pyetjeve të shumta të cilat më janë parashtruar nga ana e popullatës. Nevoja për libra të këtillë pa dyshim është e madhe, sepse problemet e njerëzve janë të shumta dhe pyetjet të cilat parashtrohen po ashtu janë të shumta, prandaj është e nevojshme që mos të jepen përgjigjet vetëm gojarisht, por edhe të botohen që të mund të kenë prej tyre dobi një numër sa më i madh i lexuesve dhe të mbeten në dobi të disa gjeneratave. Nuk thashë rastësisht se është nder dhe kënaqësi, sepse pyetjet e shumta të cilat më janë parashtruar, si dhe shumë hoxhallarëve të tjerë të nderuar, janë dëshmi se kjo popullatë interesohet për çështjen e fesë së vet, nuk do t`i shkel kufijtë e All-llahut dhe dëshiron të dijë se çfarë thotë feja për problemin e tij. Krahas të gjitha anomalive dhe dobësive të cilat vërehen në popullatë, përsëri pyetjet e shumta që bëhen për çështjet fetare janë dëshmi se popullata nuk e ka harruar fenë, nuk e ka lënë pas dore dhe nuk tregohet e pa interesuar, por përkundrazi, ky është sinjal i mirë se feja është faktor kyç në jetën e popullatës sonë.
Mu për këtë, ata ateistë të paktë që kanë mbetur në mesin tonë duhet ta venë gishtin në mendje kur mendojnë se për fenë nuk ka interesim, duhet ta kuptojnë se ata mbeten çdo ditë më të izoluar dhe të paktë, dhe se është imperativ që të kthehen në të vërtetën, sepse hoxhallarët, kudo që të gjenden, vërshohen nga pyetjet e popullatës, e në veçanti të rinisë për çështje të ndryshme fetare, kurse sondazhet e ndryshme gjatë panaireve të librit qoftë në Maqedoni, Kosovë apo Shqipëri tregojnë se interesimi më i madh është për librin islam, që është një dukuri pozitive dhe shpresëdhënëse.
Mendoj se deri diku kam arritur që tu përgjigjem drejtë pyetjeve të parashtruara, por nëse kam gabuar, e besoj se po, sepse jam njeri, kërkoj falje prej All-llahut dhe ndjesë prej lexuesve të respektuar. Mirëpo, me ndihmën e A11-llahut do të vazhdoj që të ofroj para lexuesit libra ku përmblidhen pyetje të ndryshme të cilat më janë parashtruar.
Për të qenë dobia edhe më e madhe dhe stili i përgjigjeve edhe më i qartë, vendosa që edhe kjo përmbledhje e pjesës së parë dhe pjesës së dytë të përmbajë hyrjen e pjesës së parë ku e sqaroj metodologjinë time gjatë përgjigjeve si dhe disa çështje tjera të rëndësishme përkitazi me pyetjet apo çështjet diskutabile të cilat nuk kanë argumente decide.
Çdo kërkues i diturisë ka të drejtë të pajtohet apo të mos pajtohet me përgjigjen time, por ja kjo është ajo që unë e mbështes dhe metodologjia të cilën e ndjek në thirrjen dhe botëkuptimet e mia fetare.
E falënderoj All-llahun para së gjithash që më mundësoi t'ju përgjigjem këtyre pyetjeve, e pastaj edhe të gjithë atyre që ndihmuan përmes këshillave, vërejtjeve konstruktive dhe ndihmës materiale që ky libër ta sheh dritën e botimit. All- llahu i shpërbleftë me të mira edhe ata që e lexojnë për të mësuar gjëra të reja.
Përmbajtja e Librit:
Akaid – Besimi
Fikh – E Drejta Islame
Probleme të natyrës shoqërore
Histori
Da’veti – Thirrja Islame
|