Titulli: Edukimi i fëmijëve në Islam. Autori: Abdullah Nasih Ulvan Përktheu: Mr. Flamur Sofiu Redaktorë profesional: Mr. Bashkim Aliu Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi Formati: B5 Faqe: 848
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame - Cyrih
Përfaqësitë:
Për Kosovë: Libraria Sira
Për Shqipri: Studio Visare
Për Maqedoni: Furkan ISM
Temat kryesore të këtij libri janë si vijon:
Pjesa e parë:
Kapitulli i parë: Martesa shembullore dhe lidhja e saj me edukimin.
Kapitulli i dytë: Ndjenjat shpirtërore ndaj fëmijëve.
Kapitulli i tretë: Dispozitat e përgjithshme që kanë të bëjnë me fëmijën e lindur. Ky kapitull përmban këto tema:
- Çfarë duhet të bëjë edukuesi kur të linde fëmija,
- Dispozitat e emërtimit të fëmijës,
- Dispozitat e të prerit kurban për fëmijën,
- Dispozitat e synetisë se fëmijës.
Kapitulli i katërt: Shkaqet e devijimit të fëmijëve dhe mënyra e trajtimit të devijimeve.
Pjesa e dytë:
Kapitulli i parë: Përgjegjësitë e edukimit për besim.
Kapitulli i dytë: Përgjegjësitë e edukimit moral.
Kapitulli i tretë: Përgjegjësitë e edukimit fizik.
Kapitulli i katërt: Përgjegjësitë e edukimit mendor.
Kapitulli i pestë: Përgjegjësitë e edukimit shpirtëror.
Kapitulli i gjashtë: Përgjegjësitë e edukimit social.
Kapitulli i shtatë: Përgjegjësitë e edukimit seksual.
Pjesa e tretë::
Kapitulli i parë: Mjetet e edukimit efektiv.
Kapitulli i dytë: Rregullat themelore për edukimin e fëmijës.
Kapitulli i tretë: Rekomandimet edukative të cilat patjetër duhet të merren parasysh.
Në fund: Si zakonisht pason përfundimi.
Ky është në vija të shkurtra libri dhe përmbajtja e tij e përgjithshme. Lexues i nderuar, ti do të kesh mundësi që të gjesh ne këta kapituj tematika shumë të rëndësishme e të dobishme. Të gjitha kanë për qëllim të ta sqarojnë programin më të mirë e më të qëndrueshëm për edukimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre që të jene pjesë e dobishme e shoqërisë, ushtarë të fuqishëm e të pathyeshëm për islamin, ashtu që të rinj e të moshuar ta bartin në shpirtin e tyre kuptimin e fisnikërisë, të sakrificës dhe të dhënies së jetës për liri.
Dhe, në fund, e lus Allahun xh.sh. që këtë punë timen ta pranojë si të sinqertë, të bërë vetëm për hatër të Tij, që ta pranojë ditën kur të takohemi me Allahun, që ta e bëjë këtë libër të dobishëm për njerëzit, shkëndijë drite dhe udhëzim për secilin që dëshiron të jetë në rrugën e drejtë (në fenë islame). Më së miri është që të shpresohet në Allahun dhe është Ai që përgjigjet në mënyrën më të mirë.
Abdullah Nasih Ulvani
|