Autor: Begzat Begzati
Redaktor : Dr.Sabri Saliu
Lektorë : Mevaip, Dauti Bastri Saliu
Korrektor : Sherif Osmani
Libri « Zëri i shpirtit » është një kontribut i vërtetë në sferën fetaro-shkencore të nënqiellit tonë, me çka begatohet edhe më tepër fondi i literaturë fetare duke i dhënë hapsirë lexuesit për të thelluar njohjen e vlerave fetaro-islame dhe edukative, arësimore në përgjithësi.
Këtë vepër e përshkon fryma e lirisë se të menduarit për t'u thelluar ne fenomenet fetaro-islame me qëllim të shpjegimit të tyre ne frymën e kohës që ato të jene sa më afër bindjes se besimtarit ne përgjithësi.
Kjo frymë e bën veprën përmbajtësore, atraktive, të freskët dhe tërheqëse për ate që e lexon dhe që mundohet të thellohet në kuptimin e saj.
Ajo që veprën e dallon nga veprat e shumta në gjuhën shqipe është fakti se autori tenton për t'i shpjeguar porositë e Kur' anit famëlartë . në frymën e shkencave të ndryshme, që në të njejtën kohë është edhe guxim i pashoq për të treguar se Kur' ani famëlartë është i vlefshëm për çdo kohë dhe çdo vend, pa marrë parasysh nivelin e ngritjes shkencore të njerëzimit.
Idetë e paraqitura në vepër i përshkon përpjekja për të mbetur në suazat e të së vërtetës kuranore, se Fjala e A11-llahut është absolute dhe e pashterrshme, ndërsa ajo njerëzore është relative që lidhet me kohën dhevendin që është adekuat me aftësitë e arritura deri në një kohë të caktuar.
Në këtë libër, autori i qaset shpjegimit të çështjeve të ndryshme fetaro-islame, si: kuptimet elementare për jetën dhe veprën e Muhammedit a.s., haditheve të Tija, pastaj kuptimet elementare kuranore, shpirti dhe aftësia dhe mosaftësia për ta kuptuar ate, mendime të dietarëve dhe shkenctarëve islam dhe joislam, si të lëmive fetare, poashtu edhe të atyre të sferave të ndryshme shkencore.
Në veçanti, ne këtë libër trajtohet lidhshmëria dhe krahasimet e dukurive natyrore me kuptimin e shpalljeve kuranore, duke dhënë shembuj konkret nga jeta e përditëshme dhe duke bërë përpjekje që nga ato shembuj konkret të kuptohen sa më mirë çështjet e Krijuesit, shpirtit, ringjalljes, mrekullive dhe shumë çështjeve të tjera.
Autori, gjatë sqarimeve praktike, ka marrë për bazë ndryshimet ose krahasimet organike të gjallesave dhe të dukurive natyrore, me anë të të cilave ka bërë përpjekje që të vërtetoj edhe fenomenet e padukshme, me qëllim që njeriu të thelloj dhe forcoj bindjen e tij mbi mrekullitë e All-llahut Fugiplotë.
Libri përmban çështje, të cilat nuk i takojnë aftësisë së njeriut për zbulim dhe si të tilla mbesin edhe më tutje të pashpjeguara definitivisht, bile as shkenca më e sofistikuar bashkëkohore këtë s'mund ta bëjë, pasi kur janë në pyetje sendet e padukshme edhe shkenca nuk ka arrit që, në mënyrë definitive, t'a njohë atë që është materiale dhe e dukshme e ku të flasim për atë të padukshmen, siç është : shpirti, vdekja, ringjallja, mendja, ideja, gëzimi, hidhërimi, aroma, pikturat natyrore, shqisat e të pamurit, të dëgjuarit, frymëmarrjes etj.
I vetëdijshëm për këtë, autori përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen në ajetet e shumta kuranore të shpallura nga Allahu i Madhëruar.
Autori bën logjikime dhe vlerësime edhe sipas mendimit të lirë, por duke u munduar që të mos del jashta suazave të kuptimeve kur'anore, si dhe nga jeta reale që e rrethon dhe e preokupon njeriun në jetën e përditëshme.
Pra, libri në fjalë me përmbajtjen e tij, sadopak do të ndikoj në të kuptuarit e Islamit, porosive të tij, nxitjen që bënë për studimin e fenomeneve natyrore e shoqërore, për begatimin e ideve progresive në favor të përforcimit të besimit islam, si dhe aplikimit të parimeve të tij në jetën e përditshme.
Mendoj se ky libër do të jetë një inspirim edhe për të tjerët që merren me studime nga lëmi të ndryshme për t'iu qasur Kur'anit për nga të gjitha aspektet, duke filluar prej atij fetaro-moral e deri te ai shkencor, filozofik, sociologjik, ekonomik, psikologjik, astronomik, letrar, artistik etj. Sipas këtyre atributeve, profesionalistët e ndryshëm të sferave shkencore, do t'i inspironte që të merren në mënyrë më intenzive me leximin dhe studimin e Kur'anit dhe fenomenet, të cilat i parashtron ai.
Mbesim me shpresë se libri « Zëri i shpirtit » do t' i njohtoj lexuesit me disa nga të vërtetat islame, si dhe do të paraqet një edukues në formimin e bindjes së shëndoshë rreth Krijuesit-Allahut Fuqiplotë, njeriut dhe botës që e rrethon ate.
Allahu i shpërbleftë me të mirat e kësaj dhe botës tjetër të gjithë ata, të cilët bëjnë përpjekje në shpjegimin e parimeve islame, aplikimin e tyre, në veçanti autorin e nderuar të këtij libri, i cili me këtë vepër dha mundin e vet modest për të kontribuar në njoftimin e të tjerëve me disa vlera të Islamit dhe ndikimin e tyre në këtë botë.
|